Të dashur Arbëreshë të Comunità Montana Italoarbëreshe del Pollino,
Ata mund mos të pajtohen me rezultatet e Projektit ashtu si me tekstet, por patjeter nuk është e drejtë që të mos pajtohen me historinë. Sot është e vërtet që shumica e italianëve (si edhe e arbëreshëve), ashtu si në kohën e fashizmit, ju nënshtruan mendimit unik berluskonian, dhe refuzojnë të kaluaren, por Historia, dhe Historia jonë, nuk mund të mohohen.
Për sa i përket trajtës së toponimit “Çivëti” nuk jam përgjës, dhe nuk mund të shprehem, por për sa i përket teksteve, dhe sidomos tekstit për Ungrën, ku një autor anonim bën shaka rreth faktit se Ungra është “bashkia e kuqe” e Arbërisë” dhe i referohet verës në vend që t’i referohet zgjedhjeve politike të popullsisë ungërnjote, dua t’i përmend se që në vitin 1948 e deri në vitin 1968 (por edhe pas këtij viti) në Ungër partia (ose ana) politike që mori më shumë vota, që prej zgjedhjeve për Asamblenë Kushtëtuese, qe partia komuniste ose e majtja, dhe ky fakt nuk mund të mohohet! Mjafton që autori i shënimit dhe të gjithë arbëreshët t’i referehon të dhënave të botuara nga A. Frega në këtë faqe web: http://www.ungra.it/Lungro/el_pol_68.htm për ta vërtetuar. Këto janë faktet.
Për sa i përket Risorxhimentos dhe muzeve dhe për gjithë të tjerat, miqtë tanë nuk kuptuam se ato tekste u patën shkruar për gjashtë skeda turistike jo për një enciklopedi ose libër universitar. Më vjen keq.
Pra, sipas të dhënave historike, për mua Ungra mbetet “bashkia e kuqe” e Arbërisë. Kush do ta ndërrojë realitetin mendoj se duhet të konsiderohet pasardhës i denjë i Vëllait të madh i të ndjerit zotit Orwell.
Shëndet!
Giovanni Belluscio
Kërkues shkencor në Albanologji
Katedra e Gjuhës dhe letërsise shqipe
Universiteti i Kalabrisë
Arcavacata di Rende
0984494142
Questo articolo fa seguito a: Promozione del turismo nell’Arberia del Pollino
Risposta alla lettera di Gianni Belluscio: La corsa contro il tempo e le occasioni perdute