TiAmoDueAmori Në librin "Ti amo di due amori. Le più belle poesie della tradizione araba, persiana, turca ed ebraicae" botuar nën kujdesjen e Bernard Lewis, (me p ë rkthimet nga arabishtja dhe nga hebraishtja prej Anna Linda Callow, nga persishtja prej Mario Casari, nga turqishtja prej Roberta Denaro, kurse tekstet anglisht i përktheu Annalisa Merlino, ff. XLV-161, me 32 ff. me ilustrime me ngjyra jashtë tekstit, Donzelli editore, 2003, € 23,00, ISBN 88-7989-799-3) ka dhe një poezi të shkurtër (f. 113) prej Yahya di Tashlica poet shqiptar që vdiq më 1575.

Poesia është në turqishte, dhe është një lavdë për fisin e tij shqiptar:

Ja poesia e botuar nga Donzelli:

La mia è stirpe albanese, tutta gente che vive di spada.

C’è da meravigliarsi se quel nobile popolo come i falconi ha casa tra le rocce?

Per chi sia di stirpe albanese questo è il vanto: essere come una gemma racchiusa da pietre.

Ky është përkthimi im shqip:

Unë jam prej fisi shqiptar, popull që jeton me shpatë në dorë.

A është për t’u çuditur nëse ai popull bujar ka shtëpinë e vetë, si petriti, nëpër shkëmbinjve?

Për ata që janë prej fisi shqiptar kjo është mburrja: të jesh si xhevahir i fshehur mes gurësh.

Por Robert Elsie, në Historinë e Letërsisë shqiptare (f. 55) jep të dhëna më të sakta si edhe të njëjtën poezi në verionin origjinal me një përkthim të drejtpërdrejt i cili nga njëra anë largohet mjaft nga versioni i botuar në librin e lartëpërmendur:

Një shkrimtar tjetër i shekullit të gjashtëmbëdhjetë me prejardhje shqiptare ishte Jahja bej Dukagjini(vd. 1575), i njohur në turqisht si Dukagin-zâde Yahyâ bey ose Tašlicali Yahyâ. Pinjoll i një fisi dukagjinas që banonte në alpet e zhveshura shqiptare në veri të lumit Drin, ai vetë doli nga krahina e Plevlës, tani në veri të Malit të Zi, dhe u dërgua në rini për të shërbyer si jeniçer. Ndryshe nga shumë të rinj shqiptarë të shkolluar në shërbim të Perandorisë Osmane,

nuk e kishte lënë në harresë prejardhjen e tij shqiptare. Në njërën nga vjershat e tij thotë:

Arnavud aşli olub-dur aşlim

Qiliğiyla dirilür heb neslim

Nola ol tā'ife-i šīr-efken

Qilsa šāhin gibi tašliqda vatan

Arnavud aşli olanda bu hüner

Aña beñzer ki ola taşda güher

Raca shqiptare është raca ime,

Mbarë populli im mban shpatën pranë,

Ata trima si petrita nuk e kanë për gjë

Të ngrenë shtëpitë mes shkëmbinjve,

Kjo është dhunti e racës shqiptare,

Ata njerëz janë gurë të çmuar mes shkëmbinjsh.

Jahja beu ishte ushtar trim e njëkohësisht shkrimtar i guximshëm. Ai nuk kishte frikë t'i dilte kundër opinionit publik ose t'ua prishte qejfin nëpunësve të oborrit me vargun e tij shpesh me frymë polemike. Një herë, i akuzuar nga Veziri i Madh pse kishte guxuar të shkruante një elegji për vdekjen e princ Mustafait, i cili qe ekzekutuar në Konjë nga i ati, sulltan Sulejman Madhështori (sundoi 1520-1566) më 1533, Jahja beu iu përgjigj me zgjuarësi: "Ne e dënojmë me Padishahun, por e vajtojmë me popullin". E prapëseprapë, meqë kishte bërë shumë armiq, e pa më të arsyeshme të tërhiqej në çifligun e tij afër Zvornikut në Bosnjë, ku, plak i moshuar në të tetëdhjetat e me divanin e tij në dorë për ta përfunduar, vdiq më 1575 [983 A. H.]. Nga pesë mesnevî të tij më e njohura është Shâh u gedâ (Mbreti dhe lypësi), për të cilën na thotë se e ka mbaruar brenda jo më shumë se një jave. Kjo poemë e çmuar shumë, e shkruar me vargje

të rregullta, idealizon dashurinë e pastër për një djalosh nga Stambolli me bukuri të rrallë (i dhënë si mbret meqë mbretëron mbi zemrën e tij) nga dashnori i tij i përunjur (i dhënë si lypës për shkak të lutjeve plot dëshirë e mall). Ai ishte edhe autori i një divani gazelesh të përmendur më sipër, që përgjithësisht mendohet se janë më pak origjinale. Një tjetër poet turk me emër ishte i vëllai i Jahja beut, Ahmed bej Dukagjini, i njohur në turqisht si Dukagin-zâde Ahmed bey.”

Ka sënduqi...

ATTUALITÀ

Giovedì, Novembre 18, 2004 Luigi Boccia Chiesa e Religione 7856
Discorso pronunciato da S.E. il Card. Camillo...
Lunedì, Gennaio 23, 2006 Luigi Boccia Chiesa e Religione 11748
Secondo la tradizione, i territori dell’attuale...

LA LINGUA - GJUHA JONE

Domenica, Novembre 13, 2005 Luigi Boccia Grammatica 26114
Pagina in allestimento Seleziona la lettera dal menù qui accanto ==> .
Martedì, Marzo 07, 2006 Pietro Di Marco Aspetti generali 11570
E ardhmja e natës agimi. Ti e prite. E ardhmja e agimit dita e plotë. Ti e rrove. E ardhmja e ditës mbrëmja. Ti u krodhe në të. E ardhmja e mbrëmjes...