I dyti llavinar uji i ri i Kanallit të Suezit, përuruar te ditët e shkuame, nanì bën të mundur kalimin e pandërprerë të anijevet te të dy drejtimet: kurse më parë mënd të shon/hej me qarkullim të njëanshëm, një herë njera anë një herë tjetra, tue pritur or’e orë te hyrjet, pikërisht si ndodhet për punimet në vazhdim glatë rrugëvet automobilistike. Kur kle bërë i pari kanall, u muartën me një vepër si ato e faraonëvet çë ndurisi dhjetë vjet, nga 1859 dhe 1869, në pushtet/mëshirë të elementevet ambientale në mes të çdo llojèje vështirësìsh. Sot i dyti kanall u bë krejt te më pak se një vit – në vend të tre vitevet të parashikuar – dhe e vërteta vështirësì kujt u desht bërë ballë klenë të vazhdueshmet orvatje sabotimi nga guerriljerë antiqeveritar, çë megjithatë ngë ia bërën të trëmbnin punëtorët.
Çë do të jetë ky kalim nga Juglindje për Mesdheun, përfhshirë Dejtin e Zi, dhe për trevat çë i dalin te ky dejt, e dimë mirë: ë’ shkurtorja për anijet çë mbartin rreth 60% të gjithë mallravet çë qarkullojnë te Bota. Kjo e bën pameta/përsërì protagonist dejtin e Odisèut, pas rënies së “dejtit të/onë” nisur me zbulimin e Amerikës, kur Qendra e Botës u transferua glatë brigjevet veriore të Oqeanit Atlantik. Vetëm me prerjen e istmit çë lidh Afrikën me Azin Suezi bëhet udhëkryqi kryesor i planetit dhe Mesdhéu kthehet të jetë Qendra e Botës.
Rëndësìa e udhës mesdhetare rri/qëndron te fakti se pakëson për një të tretë ndurisjen e lundrimit nga Indìa ngjera te Atlantiku verior në krahasim me udhën rreth Afrikës. Kalimi i pandërprerë i anijevet përherë mbi të njëjtën udhë ndihi, glatë afërsìvet të saj, të lerit të ofiçinave të vogla dhe të mesme për të përmbushur kërkesat ndreqjeje të avarìvet dhe të uzuravet të pashmangshme të anijevet, pa u dashur të ndërron/het itinerarari, pa u dashur të qëndron/het dhe me më pak shpenzime ndaj çmimevet të tjerë vende më veriore. Motoskafe venë nën bordit të anijes në kalim, afrohen, shklakojnë pjesën ndërrimi e urdhëruar o e zëvendësojnë me të prishurin dhe, si sosin punën, kthehen në sh(të)pì, ndërsa ‘kargu’ vazhdon udhëtimin i tij: ashtù në Egjipt, kështù në Greqì. Nga Athina ngjera te dejti ka si një folé milingonash plot me ofiçina të vogla ku ndërtohet gjithqish: ajo çë ngë ka në Sicilì, ku limane të gjerë të papërlyem dhe të shkretë me sllibën e tyre të japin përshtypjen të gjëndesh te skajet e Botës dhe jo te Qendra e saj.
Ajo çë do të thomi me shprehje të tilla ngë ë’ fryt i të lashtave besime mitologjike, lënë trashëgim, por vërtetimi i së thjeshtës qartësì gjegrafike: nëse nxierim Australìnë dhe Atlantidën, katër kontinente zënë pak më shumë se një gjymsë sfere tokesore dhe qendra e tyre, poli, përputhet pak o shumë me përrethin e ishullit të Ustikës. Shkuar 11.000 km llargu nga kjo zonë, gjithë përreth ndaj ishullit tirrenike gjëjmë buzën e “Oqeanit”, hemisferën e ujit
Qendra e Botës gëzon më të mirën klimë në absolut te Toka. Edhé kur kanë klënë variacione klimatike epokale, masa refugjatësh të dëshperuam o pushtues “barbar” kanë klënë tërhequr nga butësìa e kushtevet meteorologjike të favorshme për bujqësìnë meghithëse klima ish dhe qëndroi gjymsa i thatë, tue dëtyruar njeriun te një ekonomì themeluar mbi kulturën e ujit, si na ka mësuar i madhi materanë Pietro Laureano. Për të bërë një shembull mjafton – në mënyrë të papajtueshme me idénë e klimës të Niccolò-t Tommaseo – të mendojmë të stërmadhin ndryshim ndër qyteteve çë gjënden mbi 38° paralel verior: San-Francisko, Uashingtòn, Lisbonë, Horë(Palermo), Athinë, Teheran, Samarkandë, Pekin, Seul, Tokio.
Ka ca qërò te Qendra e Botës vete tue u rritur një paqëndrueshmërì të papërcaktuame fryt i ndërrimit klimatik dhe hegjemonik. Bëhet fjalë për çështje të vjetra të cilave ngë u desh të jipeshin zglidhje kompromisi te qëroi i duhur. Rriziku i pretendimeve egoistike ka dalë fitimtar mbi çdo propozim e arsyeshëm, por tue shklakuar kështù pasoja të zeza mbi milionë vetash të poshtëruame çë myken/muhasen tue pritur kot te kampe refugjatësh, pasi pat të lëjnë çdo çë kishin. O më lik, veta të vetme çë për të mbushur mungesat më elementare jetësore të tyre llargohen nga familjet e tyre dhe enden të pambrojtur si automat në kërkim të njëi vendi qetësìe.
Nanì shpresa i jipet njëi ndërrimi të shpejtë të gjithëve pushtetet të dukshëm o të fshehur, mbi të gjitha të atyre perëndimore, çë daçin të heqin dorë të paktën pjesërisht nga të tyret pretendime mbizotërimi eskluziv.
Pa këtë premisë ngë mënd të kryehen kushtet e njëi rivendosjeje paqeje, as mundësìa të marrim parasish Qendrën e Botës si sh(të)pì vëllazërore e përbashkët të të gjithëve banorët të krishterë, myslimanë, hebrénj dhe idhujtarë. _________08.15