Të dashur Arbëreshë të Comunità Montana Italoarbëreshe del Pollino,

         kam lexuar në një revistë arbëreshe “me drejtim familiar”, dhe tani në faqen web e portalit Jemi, disa shënime rreth teksteve që janë botuar në projektin “Valorizzazione e promozione del territorio dei comuni di etnia albanese” dhe bëhen vlerësime rreth disa çështjeve nga ana e disa njerëzve që merren me Albanologjinë vetëm si “hobby e të së dielës”.
.

Ata mund mos të pajtohen me rezultatet e Projektit ashtu si me tekstet, por patjeter nuk është e drejtë që të mos pajtohen me historinë. Sot është e vërtet që shumica e italianëve (si edhe e arbëreshëve), ashtu si në kohën e fashizmit, ju nënshtruan mendimit unik berluskonian, dhe refuzojnë të kaluaren, por Historia, dhe Historia jonë, nuk mund të mohohen.


Për sa i përket trajtës së toponimit “Çivëti” nuk jam përgjës, dhe nuk mund të shprehem, por për sa i përket teksteve, dhe sidomos tekstit për Ungrën, ku një autor anonim bën shaka rreth faktit se Ungra është “bashkia e kuqe” e Arbërisë” dhe i referohet verës në vend që t’i referohet zgjedhjeve politike të popullsisë ungërnjote, dua t’i përmend se që në vitin 1948 e deri në vitin 1968 (por edhe pas këtij viti) në Ungër partia (ose ana) politike që mori më shumë vota, që prej zgjedhjeve për Asamblenë Kushtëtuese, qe partia komuniste ose e majtja, dhe ky fakt nuk mund të mohohet! Mjafton që autori i shënimit dhe të gjithë arbëreshët t’i referehon të dhënave të botuara nga A. Frega në këtë faqe web: http://www.ungra.it/Lungro/el_pol_68.htm për ta vërtetuar. Këto janë faktet.
Për sa i përket Risorxhimentos dhe muzeve dhe për gjithë të tjerat, miqtë tanë nuk kuptuam se ato tekste u patën shkruar për gjashtë skeda turistike jo për një enciklopedi ose libër universitar. Më vjen keq.

Pra, sipas të dhënave historike, për mua Ungra mbetet “bashkia e kuqe” e Arbërisë. Kush do ta ndërrojë realitetin mendoj se duhet të konsiderohet pasardhës i denjë i Vëllait të madh i të ndjerit zotit Orwell.

Shëndet!

Giovanni Belluscio

Kërkues shkencor në Albanologji
Katedra e Gjuhës dhe letërsise shqipe
Universiteti i Kalabrisë
Arcavacata di Rende
0984494142


Questo articolo fa seguito a: Promozione del turismo nell’Arberia del Pollino
Risposta alla lettera di Gianni Belluscio: La corsa contro il tempo e le occasioni perdute

 

 

Ka sënduqi...

Greci“Shpëtomi Kalivet”

La posta in gioco è molto alta, nulla va sottovalutato, la parentesi storica che viviamo rappresenta per noi arbëreshë il momento cui, “fare”, significa “non morire”.
L’odierno palcoscenico rappresen

...

ATTUALITÀ

Giovedì, Novembre 18, 2004 Luigi Boccia Chiesa e Religione 8438
Discorso pronunciato da S.E. il Card. Camillo...
Lunedì, Gennaio 23, 2006 Luigi Boccia Chiesa e Religione 12634
Secondo la tradizione, i territori dell’attuale...

LA LINGUA - GJUHA JONE

Domenica, Novembre 13, 2005 Luigi Boccia Grammatica 30698
Pagina in allestimento Seleziona la lettera dal menù qui accanto ==> .
Martedì, Marzo 07, 2006 Pietro Di Marco Aspetti generali 12351
E ardhmja e natës agimi. Ti e prite. E ardhmja e agimit dita e plotë. Ti e rrove. E ardhmja e ditës mbrëmja. Ti u krodhe në të. E ardhmja e mbrëmjes...