Të shtunën 28 janar 2012, i organizuar nga “Shoqata Kulturore Jeta Arbëreshe” të Purçillit, u mba Frasnitë, tek Instituti Shkollor “Ernest Koliqi”, një Kuvend mbi Dhjetëvjetorin e rivistës “Jeta Arbëreshe”, tremujore kulturore arbëreshe.

 Te Kuvendi muartin pjesë, e dhanë një të falur, Kryetari i Frasnitës Francesco Pellicano, Senatori Basilio Giordano, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Llesh Kola dhe drejtoresha e Institutit Shkollor “E.Koliqi” Maria Francesca Camodeca.

Hapi Kuvendin prof.Agostino Giordano, drejtori i revistës Jeta Arbëreshe, çë tha dy fjalë mbi vlerjen e kësaj revistje të shkruar arbërisht, aq për ruajtjen e gjuhës arbëreshe ndër katundet arbëreshë sa për kulturën arbëreshe në përgjithësì. Mbajtin fjalim, pra, njeri pas jetrit: prof.Italo C.Fortino, nga Universiteti “L’Orientale” i Napolit: “Si mund t’shpëtohet një kulturë çë është e vdes”; prof.Imri Badallaj, nga Universiteti i Prishtinës:”Qëndresa shumëshekullore italo-arbëreshe”; dr.Rrezarta Draçini, nga Universiteti i Shkodrës:”Një vështrim mbi fjalorin arbërisht-italisht të Emanuele Giordano-s”; doc.Merita Hysa, nga Universiteti i Shkodrës:”Dialektet sociale në të folmet e arbërishtes”; prof.Bardh Rugova, nga Universiteti i Prishtinës:”Revistat arbëreshe si paqyrim i kulturës arbëreshe”; dr.Pierfranco Bruni foli mbi kulturën e gjuhën arbëreshe; protopapas Emanuele Giordano, leksikograf nga Frasnita:”Nga Zëri i Arbëreshëvet te Jeta Arbëreshe”; protopapas Antonio Bellusci, nga Frasnita, etnograf e drejtor i rivistës “Lidhja”:”Tradita gazetareske e Frasnitës”. Të gjitha kumtesat qenë të çmuara nga publiku dhe të duartrokitura.

Morën fjalën pra edhe disa Korrispondentë arbëreshe të J.A. çë gjëndshin te salla: Carmine Stamile nga Shën Japku, Ernesto Tocci nga Shën Martiri, Kikina Martino nga Ferma e Kostondini Bellusci nga Pllatni. Maria Assunta Fazzano, ka Këmarini, gjëndej në sallë po s’patë zëmër të folnij; Mario Giuseppe Miracco, ka Shën Sofia, një shkrim ja dha drejtorit t’e lexonij, si edhe Lucia Amato, ka Purçilli, me një poezi të saj. Të tjerë Korrispondentë - si Beccia ka Kazallveqi, Massaro ka Qefti, Campera ka Mashqiti, Marchianò ka Spixana – urimet e tyre për Dhjetëvjetorin e Jetës i dërguan me e-mail ose me postë , po s’u gjënd moti për të lexohëshin në Kuvend. Grupi folk “Të Bijtë e Shqiponjës” i Frasnitës, i drejtuar ka Pasquale Bruno e Carolina Sancineto, shoqëroi Kuvendin me disa këndime arbëreshë.

Përfaqësuesvet të Institutiocanevet të pranishëm ju dhurua e tërë seria e Jetës Arbëreshe (nn.1-72), aq në formë prej letre sa në Dvd. Gjithë spektatorëvet në sallë ju dhurua numri i fundit i revistës. Ishin në sallë ndryshe gazetarë dhe Tv-Libera Cassano.

Shumë të tjerë Korrispondentë do t’kishin ardhur Frasnitë, por largësia, sëmundja, puna, pleqëria, mungesa e benxinës i ndaloi. Të gjithve i falënderonj njësoj.

Autoritetet, Referuesit, Korrispondentët arbëreshë që vijin nga larg pra kanë ngrënë drekë te një restorant i Frasnitës. Referuesit akademikë të Universitetevet të Prishtinës (Kosovë) dhe të Shkodrës (Shqipëri) qëndruan shumë të gëzuar aq për pritjen e qëndrimin sa për Kuvendin. Për kryerjen dhe përfundimin e mirë të Kuvendit falënderojmë kryetarin e Bashkisë së Frasnitës Francesco Pellicano dhe senatorin Basilio Giordano. Një falënderim të veçantë e meriton Pasquale Bruno, ç’i dha drejtorit të J.A. një dorë të mirë në realizimin e përgjithshëm të Kuvendit.

Rivista Jeta Arbëreshe do të vazhdonjë të dalë, po nga gjashtë muaj. Dhe on-line. Kështu Arbëreshët do të kenë më mot për të dërguar Korrispondencat e tyre ose të tjerë materiale popullorë ose gjuhësorë, etj…; dhe Shqiptarët do të kenë më mot për të shkruar artikujt/studimet e tyre – mbi problematika e çështje arbëreshe ose arbro-shqiptare – në mënyrë sa më të thelluar e shkencore.

Jeta Arbëreshe, me motin, ndoshta do të bëhet një revistë shkencore, arbro-shqiptare, mbi Botën Arbëreshe. Brumin e vënë Arbëreshët, miellin e vënë Shqiptarët. E magjja patjetër do të japë bukë të mirë.

Drejtori i Jetës Arbëreshe, Agostino prof. Giordano

Purçill (Cs-Italì), 5 fjavar/shkurt 2012


Segnala questo articolo su:

Facebook    OK notizie    Digg    reddit    Deli.cio.us   
 48 visitatori online
Articoli attualmente presenti
su Jemi.it:1402
Utenti registrati
1243 Registrati
1 Questo mese