logoE bukur falem - Bella Ciao. Versione arbëreshe di Gaetano Gerbino.

logo 

Kjo këngë ka një kuptim të veçantë sidomos për ata të majtës që kujtojnë lëvizjen partixhane dhe e konsiderojnë themelore për çlirimin nga fashizmi e për ndërtimin e shtetit demokratik.Veç përmbajtjes politike të kësaj kënge (së cilës unë lidhem pa tjetër), më ka pëlqyer dhe u kënaqa shumë ta përktheja. Ndërsa shkoja përpara me përkthimin shihja se fjalët arbërisht diljën (dilnin) mirë. Kush është politikisht në një pozitë të ndryshme mund të vlerësojë vetëm përkthimin (në qoftë se i duket se ky përkthim mund të ketë vler).

E BUKUR FALEM

Një menatë u u zgjova,
o e bukur falem, të falem, të falem
Një menatë u u zgjova
e armikun te shpia pashë

O partixhan, qillëm me tij,
o e bukur falem, të falem, të falem,
o partixhan, qillëm me tij
se ndienj skurse jam e vdes.

E në u vdes si partixhan,
o e bukur falem, të falem, të falem,
e në u vdes si partixhan
ti mua ke të më varrëzosh

Ka më varrëzosh atje lart te mali,
o e bukur falem, të falem, të falem,
ka më varrëzosh atje lart te mali
nën një lule çë bën hje.

E gjithë gjindjat çë atje ka shkojën,
o e bukur falem, të falem, të falem,
e gjithë gjindjat çë atje ka shkojën
çë bukur lule ka më thenë.

E kjo isht lulja e partixhanit,
o e bukur falem, të falem, të falem,
e kjo isht lulja e partxhanit
çë la gjellën për lirinë.

Iu uroj një 1rë Maj të lumtur.


Segnala questo articolo su:

Facebook    OK notizie    Digg    reddit    Deli.cio.us   
 23 visitatori online
Articoli attualmente presenti
su Jemi.it:1402
Utenti registrati
1243 Registrati
1 Questo mese