|
29 Dicembre 2010
MBIJDHU NË SHPI
A nxur sallaxhin1 Gjitonia
hapi derën e Motit
somenatë ndihet skanxirre
si thomi ne “i ha bytha”
por atyre pak njerëzve
ç’atje qëndruan
s’i shkon fare për krye2 se është vetëm një ëndërr.
Gjitonia me ballin ç’i djeg me ethe
si zjarr, s’ka më gjë për të bërë
ashtu po bredh me dritën
masarjarin3 vitet çë shkuan
i cinxulljas4 i shtrydh i zdirrnar5
i kullon gjer sa shfaqen
kuçurubëlit6 gjithë të dërsitur (t’i vrafshin!)
çë rrinin njëherë tek ajo udhë.
Gjitonia i thërret një për një
e zë e po shtie guizma7:
“Ti, bir dose, hap sytë me atë rreth
mos bëj të kërcejë mbi atë nxilikatë8.
S’e di nëse fle ndrikulla Ngjisk, e a zgjon?”
Të tjerat vajza rrinë te një jirë9
‘çu çu çu’ pa bërë dëm, flasin me nusëzat10
i veshin i zhveshin një qind herë.
U’ pata të shkoja te ana e tyre
e m’u tiks gjaku kur i pashë …
“Pa, shi’ ç’bën malli?”
Le të shpëtoj!
Kur korrobaçrat11 e të vdekurit
venë tue gjetur
erë trëndafilash mbi ballkonet
manushaqe në kuturune12
ke të vësh vetëm hundët në trastët e të shpëtosh.
Ajo është hera e tyre.
Mbijdhu në shpi!
Kush e di cila është shpia, nani?
E pra s’di më
në do të qëndroj më me ato kuçuruba13!
1 shulin
2 në kokë
3 vë në rrëmujë
4 rraskapit
5 shkallmon
6 foshnjët
7 thirrma
8 kalldrëm
9 kënd
10 kukullat
11 hijet
12 enë
13 fëmijë
TORNA A CASA
La gjitonia ha levato il chiavistello di legno
spalancando la porta del Tempo
stamani si sente particolarmente furiosa
come si dice ”le prude il sedere”
ma ai pochi rimasti
non balena l’idea che è solo un sogno.
Con la fronte febbricitante
un fuoco, non avendo più nulla da fare
si mette a giocare con la luce
rovista gli anni
li stropiccia li spreme
li sfianca li filtra
fino a che non compaiono davanti, tutti sudati,
i bambini (li possano ammazzare!)
che un tempo abitavano la strada.
La gjitonia fa l’appello
e comincia ad urlare:
“Tu, figlio di puttana, occhio a quel cerchio di botte,
non farlo rimbalzare sulle pietre del selciato
non sai che dorme comara Francesca e la svegli?”
Le altre bambine in un angolo
‘ciù ciù ciù’ non fanno danni, parlottano con le bambole
le vestono le svestono mille volte.
….. Passavo da quelle parti
e mi si raggelò il sangue a vedere la scena …
“Guarda cosa ti combina la nostalgia!”
Fatemi fuggire!
Quando fantasmi e morti
si mettono a cercare
il profumo delle rose sui balconi
le violette nei vasi: è il loro momento
bisogna mettere le pive nel sacco e scappare via.
Torna a casa!
Ma ora qual è la mia casa?
E poi non so se ho voglia
di restare in fila con quei bambini.








