Ish një mëmë shumë e mirë:
kish po nëndë bil hajdhiarë
e të dhjetëten një vashë
çë ja thojen Jurëndinë;
më i vogli ndër bilt
çë ja thojen Kostondin.
Erth hera çë kish t'martohej:
se t'e kishen mbë kushqí,
vejen e vijen te dheu tire
bil zotrash e buler.
Erth ethe një trim ka llargu.
E jëma me të vëllezrit
nëng dojen se ish shumë llargu;
verem doj e pramarisnej
i vëllau Kostonini:
"Bëne mëmë, këtë kushqí!"
E jëma pienj Kostondinin:
- "Kostondin, moj biri im,
çë kjo prematia jote?"
- "Prematia ime është
të martonj u time moter".
- "Kostondin, moj biri im,
leje t'verë kjo kushqí,
se Veneria është llargu,
është ndër zallezit e deitit!
Kur t'e dua u për gas,
u për gas nëng m'e kam!"
- Zaje besë, ti zonja mëmë:
kur t'e duash ti për gas,
vete u, mëmë, e më t'e siell!"
-"Kostondin, moj biri im,
kur t'e dua u për lip,
u për lip nëng me kam!"
E martuam Jurëndinen,
e martuan ndë Veneti.
Erth një vit keq i rëndë
çë i kuarti asaj zonjë
nëndë bilt te një lugath;
e një e dhjetëza bilë
ajo ish ndë Veneti.
Ajo u vesh ndër të zeza
e m'i erri shpizit.
Erth e shtuntja për shpirt
e vate e jëmza mbë Qishë:
vu nga varr një qiri,
një qiri e një vajtim;
po tek varri Kostondinit
dy qirinj e dy vajtime.
Tek vajtimi çë m'i bënej;
- "Kostondin, moj biri im,
ku ë besa çë më dhe?
The se m'sillje timen bilë,
motren tënde Jurëndinen,


...

Segnala questo articolo su:

Facebook    OK notizie    Digg    reddit    Deli.cio.us   
 49 visitatori online
Articoli attualmente presenti
su Jemi.it:1138
Utenti registrati
1100 Registrati
9 Questo mese